Përfundoi sezoni – shikoni dedikimin emocional të Rashicës

Futboll 12 Maj 2018 22:11

Milot Rashica, sulmuesi i lindur në Vushtri, i cili në janar u transferua në Werder Bremen nga ekipi holandez Vitesse, ka përfunduar sezoni ne tij të parë në Bundesligë.

Sezoni i tij i parë nuk ka qenë fare i lehtë dhe siç e ka pranuar edhe vetë në një intervistë në Bild, është dashur të adaptohet në shumë gjëra.

Sidoqoftë, në fund të sezonit, Rashica ka bërë një postim shumë interesant në twitter.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe ka thënë se mezi pret të ri takohet me njerëzit e ekipit të tij të dashur në sezonin e ardhshëm.

Falënderim të veçantë Rashica bëri edhe për kapitenin e këtij ekipi Zlatko Junuzovic, i cili po largohet nga Bremeni pas më shumë se gjashtë vjetëve të kaluara në këtë ekip.

-->