Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës
Futboll
22 Gusht 2021
17:48

Janë mbyllur dy pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të xhiros së parë kampionale të edicionit të ri të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.
Kampioni KF Prishtina ndeshjen hapëse të sezonit të ri po e zhvillon ndaj skuadrës së KF Malishevës si mysafir, nga e cila po mposhten me rezultat 1-0.
Skuadra e Malishevës realizoi golin e parë në Superligën e Kosovës, me anë të Hasan Hysenit.
Në anën tjetër skuadra nga Suhareka, KF Ballkani po pret në “Stadiumin e Qytetit” ekipin nga Klina, KF Dukagjini, atje ku rezultati është 1-1 me golat e Ermal Krasniqit për Ballkanin dhe Arber Shalës për Dukagjinin.
/Insporti.com