Përfundojnë të gjitha ndeshjet e xhiros së 37’të në La Liga

Uncategorized 16 Maj 2021 20:31

Kanë përfunduar 10 ndeshjet e xhiros së 37’të në La Liga.

Nga tri skuadrat të cilat luftonin për titullin kampion, tashmë kanë mbetuar vetëm dy skuadrat nga Madridi.

Real Madrid ka shënuar një fitore me rezultat minimal 0-1 kundër Bilbaos, kurse tjetra skuadër nga Madridi, Atletico, ka arritur që të përmbys rezultatin (2-1) brenda shtatë minutave dhe të marr mund të themi fitoren më të rëndësishme të sezonit.

Barcelona u mposht nga Celta Vigo me rezultat 1-2, Messi shënoi për Barcelonën në minutën e 28’të por Santi Mina arriti që të shënoi dy herë për të mposhtur “Blaugranasit”.

Tashmë Atletiko Madrid gjendet në vendin e parë me 83 pikë, dy pikë më shumë se Reali. /Insporti.com/

REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË 10 NDESHJEVE TË SOTME:

-->