Përfundon aventura e Grezdës në Skoci, transferohet në kampionatin francez?

Futboll 22 Korrik 2019 23:52

Eros Grezda, ka përfunduar në radarin e skuadrave franceze.

Grezda, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës skoceze, Rangers, pëlqehet shumë nga dy skuadra franceze.

Brest është skuadra që i është bashkuar skuadrës së Dijon në garën për shërbimet e anësorit të Shqipërisë, sipas “SunSport”.

Ai ka startuar në vetëm shtatë ndeshje, duke shënuar dy gola për skuadrën e drejtuar nga Steven Gerrard.