Përfundon Evropiani për Kosovën U17

Kombëtarja 10 Gusht 2019 14:27

Me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ka përfunduar kampionati evropian, Divizioni B, për Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshja për vend të nëntë është luajtur sot gjatw ditws, ndërsa fitore ka shënuar Azerbajxhani me rezultat 35:28. Kështu kombëtarja jonë ka përfunduar në vend të 10-të.

Në pjesën e parë loja ishte e barabartë, ndërsa kombëtarja jonë shpesh ishte në epërsi prej një goli. Pjesa e parë përfundoi 15:14 për Azerbajxhanin.

Shkëputja u bë në fillim të pjesës së dytë, ku vajzat tona nuk u gjenden si duhet.

Si edhe në ndeshjet e kaluara, është shfaqur një krizë momentale në lojë që ju ka kushtuar me humbje. Përkundër përpjekjeve, vajzat nuk kanë mundur të kthehen më në lojë.