Përfundon gara në Barcelonë – raporti i plotë

Formula 1 13 Maj 2018 16:34

Gara për Shpërblimin e Madh të Spanjës në Formula 1 u karakterizua me një aksident masiv në rrethin e parë.

Përderisa fokusi itë gjithëve ishte në shoferët në kreun e radhitjes, Lewis Hamilton në kthesën e parë e ruajti pozitën e parë, nga e cila e nisi garën, por Sebastian Vettel ia mori pozitën e dytë Valtteri Bottasit, duke e lënë shoferin e dytë të Mercedesit para bashkëkombasit të tij Kimi Raikkonen.

Por, në kthesën e tretë Romain Grosjean bëri fillimisht gabim amatoresk duke rrëshqitur nga shtegu, e më pas tentoi me gaz të plotët kthehet në shteg. Kjo bëri që ai të humbë kontrollin e bolidit dhe të përfundojë në mes të shtegut, duke shkaktuar ndeshje me Gaslyn dhe Hulkenbergun.

Pas këtij incidenti në shteg hyri Automobili i Sigurisë, gjë që komplikoi taktikën e garës për shumicën e shoferëve.

Në rastin e Hamiltonit, kjo nënkuptoi hyrje të mëvonshme në pit stop dhe luftë për të mbajtur gomat në temperaturë optimale, meqë epërsia nuk i rrezikohej.

Në fakt pas tërheqjes së Automobilit të Sigurisë, Hamilton e kishte një periudhë ku ishte 1 sekondë për rreth më i shpejtë sesa Vettel i Ferrarit.

Vettel në mungesë të opsioneve, vendosi të shkojë në pit stop më herët, por kjo taktikë nuk pati sukses dhe ai e humbi vendin e dytë, kurse vikendi i Ferrarit u përkeqësua edhe më tej, kur Kimi Raikkonen u detyrua të tërhiqet nga gara për shkak të një prishjeje mekanike.

Fitoren e Hamiltonit më nuk e rrezikoi askush, kurse taktika e mirë dhe fati në pit stope bënë që Bottas të ngjitet në pozitën e dytë, Verstappen përfundoi i treti, kurse Vettel në Barcelonë nuk mduni të ngjitet më lartë se në vendin e katërt.

-->