Përfundon Gërmia Ultra Trail 2019!

Sporte tjera 10 Qershor 2019 10:16

Dje përfundoj me sukses gara e parë ndërkombëtare e vrapimit malorë Gërmia Ultra Trail 2019.

Ndonëse koha ishte e nxehtë dhe terreni jo shumë i lehtë, garën arritën ta përfundojnë me suksese një numër i madhë i garuesve në distancat 51 km dhe 28 km.

Germia Ultra Trail start

Germia Ultra Trail start

Gepostet von Germia Ultra Trail am Sonntag, 9. Juni 2019

Garën e bënë akoma më të lehtë numri i madhë i vullnetarëve qe ishin afro 100, të cilët kontribuan nga ora 06:00 deri në orën 19:00, në ofrimin  e ndihmës për të gjithë vrapuesit. Nuk munguan as fotografët në terren, të cilët janë kujdesur që ta dokumentojnë këtë garë me foto të pjesmarrseve.

Gjatë garës ishin prezentë edhe ekipet e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, ekipeve emergjente të ndihmës së shpejtë dhe Komunës së Prishtinës.