Përfundon meçi i Erzen Rrustemit – ja detajet

Boks 03 Mars 2018 20:29

Erzen Rrustemi në raundin e dytë të meçit me argjentinasin Juan Pedro Guglielmetti, ka shënuar fitore me nokaut teknik.

Rrustemi me të filluar meçi ka hyrë furishëm duke sulmuar kundërshtarin e tij. Ai ka nokautuar Guglielmetti për herë të parë në raundin e dytë, mirëpo kundërshtari i tij në këtë rast i mbijetoi grushtit. Pasi u ngrit argjentinasi, nuk kanë kaluar as 40 sekonda dhe përsëri është rrëzuar nga Erzen Rrustemi, i cili e nokautoj për herë të dytë në raundin e dytë. Ndeshja përfundoi me nokaut teknik në të mirë të Erezen Rrustemit.

Rrustemi me këtë fitore ka përmirësuar bilancin e tij perfekt prej 14 fitorë, 11 prej të cilave i ka fituar me nokaut.

Boksieri Rrustemi nuk ka pësuar asnjëherë humbje dhe me këtë fitore – nëpërmjet së cilës mbrojti titullin WBF – është në rrugë të mirë për të luftuar për titullin tjetër Global Boxing Union World Heavyëeight Title.

-->