Përfundon ndeshja, Kosova pëson humbje në Gjermani

Kombëtarja 16 Qershor 2019 19:37

Gjermania fitoi me 11 pikë epërsi ndaj Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian të hendbollit.

Kombëtarja e Gjermanisë sot shënoi fitore bindëse ndaj Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Pjesa e dytë e ndeshjes së zhvilluar në Nurnberg përfundoi me rezultat 28-17.

Në pjesën e parë të ndeshjes më e mirë u tregua kombëtarja gjermane, e cila arriti të përfundojë pjesën e parë me rezultat 16-5.

Ndërsa, Kosova në pjesën e dytë u tregua më e mirë në krahasim me pjesën e parë, duke shënuar më shumë gola, por megjithatë nuk arriti që të barazojë apo edhe triumfojë ndaj Gjermanisë.

Në fund, Gjermania 28-17 Kosova.