Përfundon ndeshja Tottenham – Manchester City

Futboll 15 Gusht 2021 19:30

Ka përfunduar ndeshja kryesore e xhiros së parë në Premier Ligë, ndërmjet Tottenham dhe Manchester Cityt.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Nuno Santo, ka arritur që të “gjynjëzoj” kampionin në fuqi Manchester Cityn.

Goli i Son në minutën e 55’të, ishte i fitores dhe i vetmi i kësaj ndeshjeje.

GOLI:

Pas kësaj fitoreje të “Spurs”, duhet të themi se lufta për titullin kampion të Premier Ligës, këtë edicion do të jetë shumë më e ashpër se edicionin e kaluar.

-->