Përfundon pa fitues takimi mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit

Futboll 18 Tetor 2020 16:51

Trepça ’89 dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 0-0.

Nikli e filloi mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Besmir Bojkut e Argjend Malajt, mirëpo goditjet e tyre ishin të pasakta.

Më pas, Trepça ’89 mori iniciativën dhe rrezikoi me Darwishin në minutën e 38-të, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Mitrovicasit në 45 minutëshin e dytë ishin më kërkues dhe rasti i parë i tyre i mirë erdhi nëpërmjet Arb Manajt, e që Milot Avdyli ishte në vend.

Feronikeli kërkonte të dilte përpara me kundërsulme, por që nuk ia dilet në mbrojtjen e organizuar të vendasve.

Deri në fund, dy skuadrat nuk rrezikonin shumë, duke u kënaqur kështu me nga një pikë.

Pas javës së gjashtë, Trepça ’89 gjendet në pozitën e shtatë me shtatë pikë, derisa Feronikeli në vendin e tetë me një më pak.

-->