Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë – Belgjikë

Futboll 17 Qershor 2021 18:50

Ka pëfunduar pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë – Belgjikë, në kuadër të grupit B.

Goli i Yussuf Poulsen në minutën e dytë, ishte i vetmi i pjesës së parë.

GOLI I VETËM I PJESËS SË PARË:

Një ndeshje komplet e dominuar nga Danimarka, ku pas aksidentit të Eriksen në ndeshjen e parë, duket se danezët janë duke lënë shpirtin në fushë për bashkëlojtarin e tyre.

Për momentin katër Kombëtaret e Grupit B, Danimarka, Belgjika, Rusia dhe Finlanda, kanë nga tre pikë secila.

-->