Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Tottenham – Man City

Futboll 15 Gusht 2021 18:19

Ka përfunduar 45-minutëshi i parë i takimit kryesor të javës së parë në Premier Ligë, ndërmjet Tottenham dhe Man Cityt.

Një pjesë e parë me pak raste shënimi, ku mund ta përmendim rastin e Son i cili pati një goditje të devijuar nga Cancelo dhe shkoi shumë afër golit.

Rezultati i pjesës së parë është 0-0.

Në këtë ndeshje duhet ta cekim se Harry Kane është lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga Nuno Santo.

Kurse, transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier Ligës, Jack Grealish debutoi sot nga fillimi.

-->