Përfundon pjesa e parë në “Air Albania”

Futboll 15 Nëntor 2021 21:38

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Andorrës, sfida e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Shqipëria dominoi plotësisht në këtë pjesë, edhe pse rezultati ishte 0 – 0. Vendasit sulmuan për plotë 45 minuta, por u mungoi konkretizimi.

Ndërkohë, Andorra gjithashtu provoi përmes kundërzbritjeve, ku kishin një rast të artë, por Thomas Starkosha bëri një super pritje për të mos shënuar.

Sa i përket ndeshjeve tjera që janë duke u zhvilluar, Anglia është duke e ‘demoluar’ San Marinon (0-6), Italia po barazon me Irlandën Veriore (0-0), njësoi si Zvicra ndaj Bullgarisë (0-0).

-->