Përfundon sezoni për Suarezin

Futboll 10 Maj 2019 12:13

Luis Suarez i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë, ku ka pasur shqetësime nga një inflacion në menisk.

Sulmuesi uruguaian do të qëndrojë pushim për 4-6 javë sipas deklaratës së Barcelonës.

Në këtë mënyrë Suarez ka humbur dy ndeshjet e fundit në La Liga, atë ndaj Getafe dhe si mysafirë ndaj Eibar, si dhe finalen e “Copa del Rey’ që do të luhet ndaj Valencia më 25 maj.

Suarez këtë sezon është shpallur golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër, pas Lionel Messit./Insporti