Përfundon takimi Bullgari – Kosovë

Kombëtarja 14 Prill 2021 20:13

Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore kundër Bullgarisë U17.

Ndeshja e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë ka përfunduar me barazim dhe pa gola.

“Dardanët” e rinjë ndeshjen e dytë miqësore ndaj bullgarëve e zhvillojnë më 16 prill (e premte) me fillim prej orës 17:00.

Këto dy miqësore janë të mirëseardhura për stafin e ri të Kosovës U17, por edhe për vetë futbollistët duke pasur parasysh se në vitin e kaluar për shkak të pandemisë UEFA kishte pezulluar të gjitha aktivitet e grupmoshave të reja. /Insporti.com/

-->