Përfundon takimi Gjilani – Vitia

Futboll 01 Shkurt 2020 13:02

Është zhvilluar ndeshje miqësore mes ekipeve të Anamoravës, asaj të Gjilani dhe Vitisë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 shkruan gazeta sheshi.

Të parët që avancuan ishin “kuqebardhët” duke shënuar me të përhershmin Tomislav Busic.

Kurse, në minutat e fundit të ndeshjes Vitia e barazoi rezultatin.

Për Gjilani kjo ishte miqësorja e pestë, ku tri prej tyre i ka fituar, një barazuar dhe një është mposhtur.

-->