Përfundon takimi, Kosova triumfon ndaj Gambisë (VIDEO)

Kombëtarja 11 Qershor 2021 19:18

Kosova ka fituar sfidën e fundit miqësore të muajit qershor ndaj Gambisë me rezultatin 1-0, raporton Insporti.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi”, në Turqi, dhe filloi në orën 19:00.

Trajneri Bernard Challandes kishte një organik me lojtarë të rinj, ku një pjesë e madhe e tyre ishin nga Superliga e Kosovës.

LIVE: KOSOVA 1-0 GAMBIA

90+ Përfundon takimi, Kosova fiton sfidën miqësore ndaj Gambisë.

84 Gambia dështon të barazoj rezultat nga penalltia

May be an image of playing a sport and outdoors

GOOOL, Arbër Hoxha ka kaluar Kosovën në epërsi në minutën e 80-të të takimit.

May be an image of 1 person, playing a sport and text that says "KOSOVA O O GAMBIA 79:15 ART SPORT 2HD LIVE"

45 – Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.

Topalli ka një mundësi të mirë për të shënuar golin e parë të takimit, por goditja e tij pritet nga portieri kundërshtarë.

15 minuta lojë, ende asnjë gol në takimin Kosova – Gambia, ku rastin e vetëm e pati Loshaj i cili goditi mbi portën kundërshtare.

Formacioni zyrtar:

Halimi; Thaçi, Hajrullau, Domgjoni, Bajselmani, Rudhani, Zejnullahu,, Loshaj, Topalli, Daku, Balaj.

-->