Përfundon takimi për Milot Rashicën, kjo është arsyeja

Futboll 05 Shkurt 2019 22:23

Borussia Dortmund dhe Werder Bremen janë duke zhvilluar ndeshjen e 1/8 së finalës të Kupës së Gjermanisë.

Për skuadrën mysafire, nga minuta e parë ka startuar reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, shkruan Insporti.com.

Rashica e startoi për mrekulli takimin, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e pestë, për avantazhin e Bremen 0 me 1.

Ish ylli i Kosovës së Vushtrrisë luajti për 66 minuta, duke u paraqitur mjaftë mirë. Harrnik u inkuadrua në vendin e tij.

Ai në këtë sezon për Bremen është paraqitur në 14 ndeshje, duke shënuar tre gola. /Insporti.com

-->