Përfundon takimi Trepça 89 – Arbëria, ky është rezultati

Futboll 18 Shtator 2020 18:03

IPKO Superliga e Kosovës ka nisur sezonin e ri futbollistik, 2020/2021 me takimin Trepça 89 – Arbëria, shkruan Insporti.

Klubi i sapo inkuadruar në Superligë, Arbëria ka shënuar fitore befasues 0-2 në Mitrovicë përball Treçës 89.

Kreshnik Bahtiri shënoi golin e parë të këtij sezoni në Superligë, gol i cili që i vetmi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Arbnor Morinës shënoi edhe njëherë me anë të Agon Llugiqi në minutën e 75-të.

Këto janë tri pikët e parë të Arbërisë në Superligë, ndërkohë Trepça 89 nis sezonin me një humbje që nuk jep shumë siguri për pjesën e mbetur të sezonit.

-->