Përgënjeshtrohet lajmi për transferimin e Etrit Berishës te Sampdoria, e ngatërruan me dikë tjetër

Futboll 12 Qershor 2018 09:17

Gafa e shekullit të XIX-të. Kështu është cilësuar nxjerrja e lajmit nga e përditshmja “Genoese”, e cila raportoi se portieri i kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ka arritur marrëveshjen me ekipin e Sampdorias.

Në fakt lajmi duhet të ishte për sulmuesin kosovar të lindur në Suedi, Valon Berisha. Media që publikoi lajmin për akordin e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, e fshiu atë disa orë më vonë, dhe la të kuptohej që ka qenë një lapsus. /Insporti.com

-->