Përgjigja briliante e Contes: Kampionati në xhep? Jo në xhep i kam 40 euro…

Futboll 09 Mars 2021 16:38

Skuadra e Interit mbrëmë arriti fitore ndaj skuadrës së Atalantës, duke u rënditur kështu në pozitën e parë në tabelë me +6 pikë nga ndjekësi më i afërt Milani, përcjell Insporti.

Pas përfundimit të ndeshjes, Conte u pyet nga gazetarët nëse titullin e kampionatit e ka në xhep, dhe përgjigja e tij ishte briliante:

“Nëse shikoj në xhep, gjej 40 euro sepse të tjerat i dhashë për benzinë ​​dhe më mbeten 40 euro (qesh).

“Ka akoma dy ndeshje para pushimit kundër Torinos që është për mbijetesë, dhe tjetra është Sassuolo që krijon probleme të mëdha për të gjithë”, përfundon Conte.

-->