Përgjigja e çuditshme e Pochettinos për të ardhmen e Eriksenit: “Sikur qeni im në park”

Futboll 12 Janar 2019 08:52

Christian Eriksen është joshur me oferta të shumta nga klube të ndryshme Evropiane dhe po heziton tani për tani që të nënshkruajë kontratë të re me Tottenhamin.

Edhe trajneri, Mauricio Pochettino, ka kërkuar që ta lënë të qetë mesfushorin 26-vjeçar.

Pochettino e theksoi të premten rëndësinë për të mos i bërë presion Eriksenit në përpjekje për ta bindur të nënshkruajë kontratë të re me Totenhamin, duke e lidhur situatën e mesfushorit me lejimin e qenit të vrapojë i lirë në park.

Përfaqësuesi i Danimarkës, i cili iu bashkua klubit londinez nga Ajaxi në vitin 2013, i ka edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale me Spurs dhe ende nuk arritur marrëveshje për rinovimin e saj.

Vonesat kanë nxitur spekulimet se ai mund ti bashkohet Barcelonës ose Real Madridit, por Pochettino nuk duket i shqëtësuar edhe pse ende nuk ka marrëveshje, raporton Express.

“Mbase ai nënshkruan javën e ardhshme apo muajt e ardhshëm, apo ndoshta ai dhe klubi janë duke pasur sfida dhe ëndrra të ndryshme”, tha Pochettino.

“Ai është person shumë i veçantë. Duhet t’i japësh liri, si në fushë që s’mund ta fusësh në zonë. Sikur qenin tim, kur të shkosh në park, duhet t’i japësh liri dhe besim”, shtoi ai.