Përkeqësohen punët për Cityn, ky është vendimi i fundit i UEFA-s

Futboll 16 Maj 2019 12:14

UEFA ka konfirmuar se hetimet e saj tregojnë se City ka thyer rregullat e saj financiare.

Në një deklaratë të shkurtë UEFA ka shpjeguar se, “Shefi hetimor i Klubit të Trupës së Kontrollit Financiar (CFCB), pas konsultimit me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetimore të CFCB-së, ka vendosur që pas përfundimit të hetimit të tij ta dërgojë sot Cityn në dhomën e gjykatës së CFCB-së”.

Dhoma hetuese e CFCB-së kishte hapur një hetim ndaj Manchester Cityt më 7 mars 2019, për thyerje të rregullave financiare.

UEFA ka thënë se nuk do të bëjë asnjë koment rreth kësaj çështje pa vendimin finale, që pritet të jetë pas disa javësh.

Pas këtij vendimi të UEFA-s, ka reaguar edhe klubi i Manchester Cityt.