Përkthim skandaloz, Edy Reja duket qesharak

Kombëtarja 11 Qershor 2019 23:47

E keni vënë re që trajnerët e Shqipërisë nxehen, vrenjten, madje edhe i përçmojnë hera herës pyetjet që u bëhen pas ndeshjes? Kjo ka ndodhur thuajse sitematikisht gjatë viteve të fundit. Që me Gianni De Biasin deri në ndeshjen e sotme…

Sepse Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka gjetur një përkthyes të zotin që të bëjë si duhet punën e tij, shkruan “Panorama Sport”

Edhe sot përkthimi i deklaratave të trajnerit Edi Reja ishin gati amatore në të dyja televizionet, “Supersport” dhe “RTSH”.

Gabime në përkthim dhe deformim pothuajse i të gjitha pyetjeve, por edhe i përgjigjeve. A ka më keq se kaq? Pra që trajnerit t’i përcillen pyetjet gabim dhe më pas edhe përgjigjet e tij për publikun të transmetohen gabim?

Vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Zyrtarëve të FSHF-së mund t’u duket argëtuese një gjë e tillë, por në fakt është për të vënë duart në kokë. Në Shqipëri gjysma e njerëzve kupton italisht dhe një pjesë e madhe e flet atë shkëlqyeshëm. Kurse FSHF bën gallatë me pozicionin e përkthyesit dhe e bën trajnerin qesharak në atë në sytë e shqiptarëve.