Përleshje masive e tifozëve anglez, ku përfshihen edhe tifozet femra (Video)

Futboll 04 Korrik 2018 12:47

Një përleshje masive mes 20 personash shpërtheu gjatë ndeshjes së Anglisë kundër Kolumbisë, mbrëmjen e kaluar në një ‘pub’ në Kent.

Skenat tronditëse tregojnë se si tifozet femra i bashkohen sherrit të një grupi njerëzish të veshur me fanellat e “Tre Luanëve”, duke goditur njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Anglisë kundër Kolumbisë.

Një grua shikohet në mënyrë të përsëritur duke qëlluar një burrë në dysheme.

Skena  u filmua në “Command House” në Chatham të Kent. Kanaçe me birra dhe alkool, shihen duke fluturuar në videon 2 minutëshe, përpara se dy roje të sigurisë dhe stafi të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. /Insporti.com

-->