Përleshje masive ndërmjet “Intelektualëve” dhe “Skifterave – mungon Policia e Kosovës

Futboll 26 Shtator 2021 16:05

Është duke u zhvilluar derbi më i madh në Kosovë, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, ku pjesa e parë u mbyll pa gola, por vëmendje morrën Skifterat dhe Intelektualët.

Pas përfundimit të pjesës së parë, tifozët e të dy skuadrave filluan përleshjen mes veti.

Situata eskaloi kur disa tifozët e skuadrës së Dritës – Intelektualët, kaluan barrikadat e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe u vërsulën drejt atyre të Gjilanit.

Situata kaotike e krijuar në fund të pjesës së parë mund të evitohej nga Policia e Kosovës, por në ato momente mungonin forcat e rendit.

Fillimi i pjesës së dytë është shtyer si rezultat i përleshjes së tifozëve. /Insporti.com/

-->