Përleshje në Rahovec: Dy policë të lënduar

Basketboll 01 Mars 2019 21:59

Policia e Kosovës kishte pranuar kërkesën nga Federata e Basketbollit të Kosovës, që të përkujdeset për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, në Rahovec.

Në përballjen mes Ylli dhe Z Mobile Prishinta, e cila përfundoi me fitore të skuadrës nga kryeqytetit, raportohet se ka pasur përleshje mes taborreve të fansave në tribuna, transmeton Insporti.

Si rrjedhojë, Policia ka intervenuar duke arrestuar shtatë të dyshuar, derisa thuhet se gjatë intervenimit, dy policë janë lënduar.

Insporti më herët raportoi për konfrontimet mes dy tifogrupeve, derisa një fans i skuadrës prizrenase pësoi lëndime trupore, pas fërkimeve me Policinë.

Të arrestuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje 42-orëshe. /Insporti.com/

-->