Përmbledhje e falenderimeve të lojtarëve të Realit, për Zidane (FOTO)

Futboll 31 Maj 2018 23:06

Zinedine Zidane sot është larguar nga pozita e trajnerit të Real Madrid pas më pak se tri sezoneve tek ‘los blancos’. Vendimi i tij për largimin nga detyrat trajnerit ishte i befasishëm për të gjithë dhe kishin mbetur pa koment pasi Zidane për 2 vjet e 6 muaj fitoi 9 tituj me Realin.

Megjithatë tifozët më të mëdhenj të tij, ekzekutuesit e strategjive dhe taktikave të tij, lojtarët, kanë falenderuar atë.

Kapiteni Sergio Ramos shkroi: “Si lojtar, tani si trajner, ti shkove në momentin më të mirë. Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës së madhe, ngrohtësisë dhe shoqërisë. Ti po largohesh por trashëgimia jote do të mbetet gjithmonë. Është njëra nga periudhat më të suksesshme në historinë e lavdishme të Real Madridit”.

E futbollisti më i mirë i madrilenëve, Ronaldo, shkroi se ka qenë krenar për të qenë lojtar i Zidane.

Mesfushori elegant, gjermani Toni Kroos, shkroi: “Gracias Mister! Ka qenë kënaqësi”, thuhet në postimin e Kroosit me një fotografi që shfaq ndarjen e një momenti me Zidanen.

Falënderim ka dhënë edhe braziliani Marcelo.

“Trajneri Zizou. Kam mësuar kaq shumë nga ju! Jam kënaqur në çdo stërvitje si një fëmijë, nga çdo pjesë e këshillave. Ti ke qenë shumë i veçantë për mua. Ke bërë historinë me punën tënde, dedikimin, pasionin dhe mbi të gjitha, thjeshtësinë. Faleminderit trajner”.

listën e falënderimeve në rrjetin social Twitter nga futbollistët e Real Madridit, nuk mund të mungonte as Dani Carvajal, që ishte i pafat në finale kundër Liverpoolit, pasi u zëvendësua për shkak të lëndimit.

“Zidane, faleminderit për këto dy vjet e gjysmë si trajner i yni. Ke qenë profesionalisht i jashtëzakonshëm njësoj si i gjithë stafi juaj. Kam mësuar shumë si lojtar dhe si person nën komandën tënde. Ju dëshiroj çdo të mirë”, ka shkruar Carvajal. /Insporti

 

-->