Përmbysje në Kopenhagë – mbyllet ndeshja Belgjikë – Danimarkë

Ka përfunduar ndeshja e dytë e Grupit B, në mes Danimarkës dhe Belgjikës.
Belgët kanë arritur një fitore të madhe kundër Danimarkës, me rezultat 2-1.
Vetëm pas dy minutave, ylli i Leipzig, Yussuf Poulsen, ka arritur ti japë epërsin Kombëtares së Danimarkës.
GOLI I POULSEN:
Ky është goli i parë i Danimarkës këtë Evropian.
Me të inkuadruar në pjesën e dytë, asi i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne bëhet protagonistë i golit të barazimit të Belgjikës.
Thorgan Hazard ka shënuar për 1-1 pas një super asistimi nga Kevin De Bruyne.
GOLI I HAZARD:
I inkuadruari në pjesën e dytë, Kevin De Bruyne ka shënuar në minutën e 70’të për golin e epërsisë së Belgjikës.
GOLI I KEVIN DE BRUYNE:
Me këtë fitore Belgjika arkëton gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para dhe praktikisht kualifikohet për në raundin tjetër, kurse Danimarka me shumë gjasa përshëndetet nga Evropiani, pas dy humbjeve me radhë.