“Përplasja” me Muriqin për penalltinë, Berisha sqarohet pas ndeshjes

Kombëtarja 10 Shtator 2019 23:11

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka thënë se nuk i ka mbetur hatri që nuk e mori përsipër penalltinë e Kosovës, të cilën e realizoi në gol sulmuesi Vedat Muriqi.

Berisha, pas ndeshjes, u shpreh se Muriqin e ka si vëlla dhe se nuk është hidhëruar nga insistimi i sulmuesit të Fenerbahçes për ta gjuajtur penalltinë.

“Çdo lojtar ka qejf të shënoj. Por unë Vedatin e kam vëlla, normal që secili lojtar ka dëshirë me ba hetrik, por prapë s’ka lidhje për këtë gjë. Vedati veç ishalla e ka shëndetin dhe vazhdon me këtë formë”, ka thënë Berisha.