Përplasje e rëndë, ylli i skuadrës angleze dërgohet me urgjencë në spital
Futboll
29 Nëntor 2020
20:38

Një incident i madh ka ndodhur në ndeshjen mes Arsenalit dhe Wolvesit.
Në minutat e parë të ndeshjes, gjatë një duel ajror, David Luiz dhe Raul Jimenez kanë mbetur të shtrirë në tokë.
Stafet mjekësore të të dyja skuadrave po japin ndihmën e shpejtë të dy futbollistëve.
Raportohet se Jimenez, futbollisti i Wolvesit ka mbetur pa ndjenja, derisa tashmë do të dërgohet në spital me urgjencë.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e dhjetë në Premierligën angleze.