Përralla me fund të hidhur: Pas sezonit fantastik, Ajaxi ‘gjymtohet’ nga transferimet

Futboll 09 Maj 2019 18:26

Më shumë sesa dy dekada pasi skuadra e fundit e madhe e Ajaxit e sundoi Evropën, djelmoshat e Erik ten Hag pësuan njërën prej disfatave më të hidhura në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhamit.

Përralla i la me zemër të thyer holandezët, Ajaxi ishte shumë afër të shkruajë histori me finalen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve pas 23 vjetëve. Mirëpo, në vend të kësaj ata mbetën të zhgënjyer pasi Tottenhami e përmbysi rezultatin dhe e siguroi një vend në finale.

Matthijs de Ligti si lider dhe një skuadër e mbushur me talente të rinj nuk i mjaftuan Ajaxit ta ndalë Tottenhamit, pasi që Lucas Moura me het-trikun e tij u bë heroi i natës.

Lojtarët vendas shpërthyen në lot në fund të ndeshjes, pasi e humbën ndeshjen dhe mundësinë që mund të mos e kenë kurrë më në karrierë.

Në maj të vitit 1995, Ajaxi e konfirmoi statusin e vet si klubi më i mirë në planet duke e mposhtur një Milan të mbushur me superyje në finale të Ligës së Kampionëve në Vienë. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:0.

12 muaj më vonë, kapiteni Danny Blind shkoi shumë afër ta ngrejë këtë trofe për të dytin sezon radhazi, mirëpo Juventusi triumfoi pas gjuajtjes së penalltive.

Megjithatë, skuadra aktuale e Ajaxit nuk lejoi t’i përshtatej skenarëve të krijuar këtë sezon, pasi që e mahniti botën me paraqitjes mbresëlënëse, me të cilët e eliminoi kampionin në fuqi, Real Madridit, dhe njërin prej favoritëve për titull, Juventusin e Cristiano Ronaldos.

Shumë menduan se ata e meritonin të arrinin në finale. Megjithatë, Tottenhami rezultoi të jetë sfidë shumë e madhe për ta, pasi që skuadra e Mauricio Pochettinos i ndoqi hapat e Liverpoolit dhe e bëri mrekullinë duke e përmbysur rezultatin dhe duke e siguruar një vend në finale.

Në vitin 1995 dhe 1996, yjet e Ajaxit veçse ishin në kulmin e karrierës së tyre. Ndërsa, në krahasim me ta, skuadra aktuale e klubit holandez është e mbushur me talentë të rinj, shumë prej të cilëve po e luajnë sezonin e tyre të parë si profesionistë.

Përvoja mund të ketë qenë arsyeja e rënies së mbrëmshme të kësaj skuadre të Ajaxit, pasi që shumica e lojtarëve nuk ishin të mësuar me presionin në nivelin më të lartë të futbollit, në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe ditët e këtyre lojtarëve së bashku janë të numëruar. Transferimi i Frenkie de Jongut në Barcelonë tashmë është zyrtar dhe hapat e tij pritet t’i ndjekë edhe kapiteni 19-vjeçar, Matthijs de Ligt.

Ky sezon i mrekullueshëm i Ajaxit pritet të përfundojë me largimin e edhe lojtarëve të tjerë të skuadrës. Ajaxi do të mbetet me një skuadër të gjymtuar, pa garanci se do të mundë të gjejë zëvendësues të të njëjtit nivel.