Përse Real Madrid fiton më shumë në Champions se në La Liga

Futboll 10 Prill 2018 13:53

Prej se u caktua si trajner i Real Madrid, Zinedine Zidane ka arritur që me skuadrën e “Los Blancos”, ta fitojë dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, derisa në La Ligën spanjolle mori titullin vetëm një herë me madrilenët.

Francezi nuk e di pse ndodh kjo, që Real Madrid ka më shumë sukses në Champions se në Spanjë.

Ndeshja e nesërme kundër Juventus në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku madrilenët hyjnë në atë përballje që luhet në “Santiago Bernabeu” me një epërsi bindëse prej 3-0, nga përballja e parë në Torino.

Zidane në konferencën për shtyp që e pati gjatë ditës së sotme, deklaroi se nuk ka shpjegim pse Real Madrid, po ka më shumë sukses në garën evropiane se në kampionatin spanjoll.

“Nuk e di dhe nuk kam shpjegim për këtë”, tha Zidane.

“Ne kemi synim të fitojmë gjithçka, por ndonjëherë, sikur këtë sezon, nuk kemi pasur edhe aq konsistencë. Kemi kaluar nëpër periudha të vështira, posaçërisht në aspektin e golave, mirëpo momentalisht jemi shumë më mirë në të gjitha aspektet”, u shpreh trajneri francez.

Mirëpo, Zidane thotë se nuk arrin ta shpjegoj faktin pse Real Madrid po has në vështirësi në fitimin e La Ligës. Ai thotë se ngacmohet edhe më shumë me faktin se, për ta është më e vështirë ta fitojnë kampionatin spanjoll dhe e ka dalluar këtë gjë edhe tek lojtarët e tij.

“Nëse shikoni historinë e klubit tonë në Ligën e Kampionëve, vëreni që nuk ka ndonjë skuadër tjetër që mund të krahasohet me ne dhe lojtarët bashkë me mua, dëshirojmë ta arrijmë të njëjtën gjë edhe në La Liga”, tha Zizu.

Lidhur me ndeshjen e nesërme, Real Madrid sipas gjitha gjasave do të jetë e kompletuar, me disa ndryshime që mund t’i ketë në fazën e mbrojtjes. /Insporti.com

-->