Përsëri mungon ftesa për Asanin: Kampionati shqiptar dhe AIK janë të dobët

Futboll 26 Maj 2021 12:37

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore në qershor ndaj Uellsit dhe Republikës së Çekisë.

Duke qenë se bshet fjalë për takime testuese, pritej që Reja t’iu kishte dhënë mundësinë disa lojtarëve për të treguar veten.

Një nga ata që ftesën e kombëtares e pret me padurim është Jasir Asani i Partizanit. Sulmuesi në këtë sezon ka qenë ndër më të mirët te të kuqtë, ndërsa për të treguar zhgënjim e tij, ka zgjedhur një reagim në Instagram. Aty Asani ironizon faktin se kampionati shqiptar konsiderohet i dobët dhe po ashtu konsiderohej edhe AIK kur ai ishte në Suedi.

Ndërkaq, Asani pasqyron edhe statistikat e tij në këtë sezon, por që nuk kanë mjaftuar për Rejën. Kujtojmë se trajneri Reja nga Superiorja ia ka dhënë mundësinë vetëm tre futbollistëve, Romeo Harizaj, Alen Sherri dhe Taulant Seferi. /VipSport.al/

-->