Përsëri sulmohen gjyqtarët e futbollit kosovar

Futboll 09 Nëntor 2019 21:21

Gjyqtarët kosovarë edhe më tutje përballen me probleme të shumta, sidomos nga sulmet e tifozëve apo zyrtarëve të klubit.

I fundit që ka rënë pre e këtyre ishte gjyqtari Diamant Hoti, i deleguar për ta ndarë drejtësinë në duelin e nivelit të fundit të futbollit kosovar, Opoja-Rilindja e Kosovës.

GazetaBlic ka siguruar disa foto të gjyqtarit, e ku dhuna ishte evidente. Sipas informatave që posedon gazeta, ai u sulmua në minutën e fundit të kohës së rregullt.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës së Referëve të rajonit të Gjakovës dhe Pejës.

Ata kanë kërkuar që institucionet e sigurisë të marrin masa ndaj klubit opojan, derisa mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.