Përsëritet rasti Suarez-Chielini, lojtari kafshon në faqe portierin në Francë

Futboll 18 Tetor 2020 20:36

Luis Suarez kafshoi Chielnin gjatë ndeshjes së botërorit të 2014 mes Italisë dhe Uruguajit. Sulmuesi kafshoi mbrojtësin e Juventusit duke u dënuar më pas me disa muaj jashtë fushave për gjestin e tij.

Një rast i tillë është përsëritur sërish e këtë herë në ligën e dytë franceze në sfidën mes Sochaux dhe Valenciennes.

Sfida ishte mjaft e tensionuar pasi kishte gjithsej 44 faulla (22 për secilën ekip) dhe u mbyll në barazim 0-0.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit dy skuadrat nuk u futën direkt në dhomat e zhveshjes, por patën një përplasje mes tyre dhe lojtari i Sochaux, Ousseynou Thioune kafshoi portierin e skuadrës kundërshtare, Jerome Prior në faqe.

Gardiani i portës ia tregoi diçka të tillë edhe gjyqtarit, ndërsa në foto duke qartë shenja e kafshimit. Me shumë mundësi Thioune do të marri një dënim të rëndë nga disiplina në Francë.

-->