Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit
Sporte luftarake
28 Shkurt 2020
11:34

Sot në Pejë u përurua shtatorja e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendit.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.
Pjesëmarrës ishin gjithashtu edhe fytyra të njohura të vendit, shkruan Indeksonline.
Një fjalë rasti patën kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.