Përveç ndeshjes, Prishtina humbi edhe dy lojtarë kryesorë

Futboll 14 Korrik 2021 10:15

Pas diskualifikimit nga Liga e Kampionëve, Kampioni i Kosovës, Prishtina tash e tutje do të garojë në Conference League, shkruan Insporti.

Megjithatë, përveç që humbën ndeshjen, Prishtina humbi edhe dy lojtarë të rëndësishëm.

Fillimisht ishte Qëndrim Zyba ai që u lëndua, duke e lënë fushë me barelë, ndërsa pas tij edhe Sabijen Lilaj.

“Skuadrës sot i pësuan lëndime dy futbollistë, Qendrim Zyba pas ekzaminimit pritet t’i shihet shkalla e lëndimit, kurse Sabien Lilaj duket të ketë lëndim më të lehtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prishtina në Conference League do të luajë ndaj humbësit të takimit Connah’s Quay Nomands (Uells) –  Alashkert (Armeni), të martën më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18.00.

-->