Përveç në Prishtinë, sot fillon shitja e biletave edhe në tetë qytete tjera

Futboll 23 Mars 2022 09:29

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave edhe në tetë qytete tjera për ndeshjen miqësore mes Përfaqësueses së Kosovës ndaj Burkina Faso.

Kosova do të luajë miqësoren me Burkina Fason nesër (e enjte) me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të parë nën drejtimin e Alain Giresse dhe biletat veçse kanë filluar të shiten në dy pika në Prishtinë.

Por, FFK ka njoftuar tashmë zyrtarisht se biletat do të shiten sot edhe në tetë qytete tjera të Kosovës, duke filluar nga ora 13:00.

Njoftimi pa ndërhyrje i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, krahas dy pikave të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë, sot do të fillojë edhe në pikat e kësaj kompanie në 8 qytet tjera në: Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.

Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00.

Miqësorja Kosovë-Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

-->