Përveç Pogbas, Unitedit i largohet edhe ylli tjetër francez

Futboll 07 Maj 2019 15:09

Sezoni i dështuar i Manchester United po shkon drejt fundit dhe klubi nuk do të qëndrojë duarkryq gjatë verës.

Sulmuesi francez Anthony Martial, nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Ole Gunnar Solskajer.

Tek “Djajtë e Kuq”, në fakt pritet të ndodhë revolucion gjatë afatit kalimtar veror. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer mësohet se ka dhënë pëlqimin e tij për largimin e francezit Anthony Martial, që ka zhgënjyer në këtë sezon.

Futbollisti, i transferuar në vitin 2015 nga Monaco duhet të kërkojë një destinacion të ri. Klubi që kërkon të përfitojë shërbimet e tij duhet të bëjë një ofertë të kënaqshme, për të bindur Unitedin.

Martial ka luajtur shumë pak prejse Solskajer është emëruar trajner i United, kjo edhe për sjelljet jo të mira të lojtarit, i cili ka pasur probleme pothuajse me të gjithë trajnerët që kanë drejtuar këtë klub.