“Përvojat seksuale me Georginan, më të mira se sa goli kundër Juventusit”

Cristiano Ronaldo është pyetur jo pak herë se cili ka qenë goli më i bukur që ka shënuar gjatë karrierës së tij.
Sulmuesi portugez, pesë herë fitues i Topit të Artë është shprehur se ai ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, cilësohet si realizimi perfekt.
Duke njohur simpatinë e vetë Ronaldos për atë gol, gazetari Piers Morgan e pyeti nëse ai gol ishte më i mirë se eksperiencat me të fejuarën e tij Georgina në shtrat. Cristiano nuk nguroi për përgjigjen teksa zgjodhi të dashurën e tij.
“Jo, Jo ai gol nuk është më i mirë në krahasim me eksperiencat me Georginan time”, u shpreh Ronaldo.
Më pas 34-vjeçari u ndal sërish për ta shpjeguar atë moment ndaj Juventusit.
“Mënyra se si e realizova, ndaj Buffonit, përballë Juventusit në Ligën e Kampionëve, ishte një gol i bukur. E kam provuar të shënoj një gol të ngjashëm për shumë, shumë vite. Kam shënuar, por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund realizova me roveshatë, me një kërcim të bukur”, u shpreh Ronaldo.