Përzgjedhësi i Çekisë befason me deklaratën e tij pas fitores

Kombëtarja 15 Nëntor 2019 00:03

Kombëtarja e Çekisë ka siguruar kualifikimin pas fitores kundër Kosovës me rezultat 2:1, në “Doosan Arena”, raporton Insporti.com.

Përzgjedhësi çek Jaroslav Silhavy  pas ndeshjes në konferencën për shtyp deklaroi se zëvendësimi që bëri në pjesën e dytë doli të jetë i qëlluar.

“Për ne ishte e rëndësishme të fitonim. Tani të shohim se me kë do të jemi në grup për ‘Euro 2020.Ky është një sukses i madh. Unë mbetem në rolin kryesor, pra atë të trajnerit. Dhe unë jam i kënaqur. Për të rritur presionin në fushë, e inkuadrova Ondracek. Për këtë e bëra zëvendësimin”, “, ka thënë Silhavy, transmeton Insporti.com.

Çekia pas kësaj fitore renditet në vendin e dytë me 15 pikë në grupin A, ndërsa Kosova mbetet në pozitën e tretë me 11 pikë.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e fundit zhvillon kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrr”, në Prishtinë me fillim të orës 18:00. /Insporti.com/

-->