Përzgjedhësi kroat tregon si i motivoi lojtarët e tij për ndeshjen me Serbinë

Hendboll 14 Janar 2020 12:06

Kombëtarja kroate e ka shënuar edhe fitoren e tretë në Kampionatin Evropian të Hendbollit dhe e ka kaluar fazën e grupeve.

Në ndeshjen e tretë, Kroacia e mposhti Serbinë, ndërsa përzgjedhësi Lino Cervar tregon se si i ka motivuar hendbollistët e tij, pas pjesës së parë.

“U thashë lojtarëve tanë se nuk kam fytyrë të dal para publikut nëse pësojmë humbje.  Para njerëzve të tillë, të cilët nuk e kanë kursyer mundin dhe paratë e tyre për të ardhur këtu dhe për të na përkrahur, minimumi që duhet të bëjmë është fitorja në këtë ndeshje”, ka thënë Cervar.

-->