Pesë basketbollistë të Pejës infektohen me COVID-19

Basketboll 16 Nëntor 2020 17:27

Klubi basketbollistik Peja ka bërë të ditur se pesë basketbollistë të saj janë infektuar me COVID-19 në testimet e fundit të kryera në IKSHPK, shkruan Insporti.

Përveç pesë basketbollistëve, te Peja pozitiv kanë rezultuar edhe disa anëtarë të stafit.

”Pas rezultateve te testimeve per COVID-19, ne ekipen tone fatkeqsisht jane te infektuar 5 basketbolliste dhe disa antare te stafit teknik”.

”Ekipa do respektoj gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-se deri ne sherimin e plote te gjithe lojtareve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pikërisht për shkak të rasteve pozitive me koronavirus, u shtynë dy takime në Superligën e Kosovës në basketboll. /Insporti/

-->