Pesë vite kontratë me Romën, çështje ditësh largimi i Xhakës nga Arsenali

Futboll 10 Qershor 2021 11:24

Granit Xhaka është shumë afër largimit nga Arsenali. Xhaka ka arritur marrëveshje me klubin italian për një kontratë pesë vjeçare, sipas gazetarit anglez Chris Wheatley, transmeton Insporti.com.

Sipas Wheatley, shuma që Roma do ta paguajë për shërbimet e Xhakës do të jetë rreth 18-20 milionë euro dhe se shumë shpejtë transferimi i tij do të bëhet zyrtare.

Ndërsa, mediet në Itali ka raportuar se vetë trajneri portugez i Romë, Jose Mourinho e ka telefonuar Xhakën për ta bindur.

Wheatley njihet si gazetari me burime brenda klubit Arsenali dhe më i besueshmi në lidhje me transferimet e klubit londinez.

Xhaka do të largohet nga “Emirates Stadium” pas pesë vjetësh duke u zhvilluar 220 ndeshje në të gjitha garat.

Ai para dy sezoneve ishte edhe kapiten i skuadrës.

Me Arsenalin ka fituar dy herë trofeun më të çmueshëm në Angli, Kupën e Mbretëreshës “FA CUP”.

Mesfushori shqiptar,  28 vjeçar, në Arsenal ishte transferuar në vitin 2016 me kërkesën e Arsene Wenger.

-->