Peshëngritësi shqiptar siguron vendin e parë në kategorinë B të peshës 81 kg në Lojërat Olimpike

Tokio2020 31 Korrik 2021 20:40

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka siguruar vendin e parë në kategorinë B të peshës 81 kg për meshkuj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, transmeton Insporti.

Ai ka shkëlqyer në të treja provat në shkëputje ku më e mira ishte në 157 kg, ndërsa ka arritur të ngrejë 181 kg në shtytje, duke çuar në një total prej 338 kg në dygarësh.

Në përfundim të renditjes së përgjithshme në disiplinën 81 kg në peshëngritje për meshkuj, peshëngritësi Qerimaj zuri vendin e 9 nga 14 peshëngritës të kategorisë së tij në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kampioni Erkand Qerimaj sot gjatë garës kishte edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili shoqërohej nga presidenti i KOKSH, FidelYlli dhe sekretari përgjithshëm, Stavri Bello, shefi i misionit dhe anëtarë të tjerë të delegacionit Olimpik shqiptar

-->