Pësoi njërin nga nokautet më të rëndë të vitit, Whyte merr këtë vendim për rusin Povetkin

Boks 16 Shtator 2020 09:56

Në njërin nga meçët më interesante të këtij viti, Dillian Whyte u trondit nga rusi Alexander Povetkin, raporton Insporti.

Whyte u nokatua në raundin e pestë muajin e kaluar nga Povektin, në një meç në të cilin shihej si favorit absolutë.

Boksieri i kategorisë së rëndë, Dillian Whyte ishte suspenduar për 28 ditë nga komisioni shëndetësor britanik pasi tronditjes që mori muajin e kaluar.

Agjenti i “The Body Snatcher”, Eddie Hearn ka konfirmuar se Whyte ka vendosur për një rimeç të shpejt, i cili sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në muajin nëntor të këtij viti.

“Ne nuk duam të presim deri në muajin shkurt apo mars, prandaj do ta caktojmë luftën me 14 nëntor ose 21 nëntor” – u deklarua ai për IFL TV,.

Whyte was knocked out by Povetkin (front) in the fifth round last month in their first fight

Whyte duhet ta fitojë meçin ndaj Povetkin në mënyrë që të luftojë për titullin e kampionit të botës ndaj fituesit të meçit Fury – Wilder./Insporti.com/

-->