Pësoi rrahje brutale nga McGregor, dërgohet me urgjencë në spital

Sporte tjera 19 Janar 2020 09:07

Conor McGregor fitoi 40 sekonda meçin me amerikanin Donald Cerrone. Per super yllin irlandez të UFC-së, kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, shkruan Insporti.

Donald ‘Cowboy’ Cerrone është dërguar për në spital pas rrahjes brutale që e pësoi nga Conor McGregor.

Cerrone u mposht për 40 sekonda nga irlandezi, që në rikthimin e tij të parë në oktagon tregoi vlerat e tij.

Veterani amerikan është shkatërruar me goditje në shpatulla dhe në fytyrë nga McGregor.

Sipas medieve amerikane, Cerrone ka thyer hundën dhe do të bëjë disa teste pas mbrëmjës së zhvilluar në T-Mobile, në Las Vegas.

Amerikani pas meçit deklaroi se nuk kishte parë diçka të tillë më parë. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të thillë. Ai më goditi në hundë, filloi gjakosja, dhe më pasi ai bëri një hap prapa dhe me goditi në kokë. Kjo ndodhi shumë shpejtë. Nuk kisha parë kurrë më parë të tilla shpatulla të godisnin fytyrën time me këtë forcë”, deklaroi Cerrone i dëshpëruar, transmeton Insporti.com.

 

Ndërsa, McGregor pas fitores është shprehur se ky është vetëm fillimi i rikthimit të tij.

Irlandezi 31 vjeçar pas meçit deklaroi së është i gatshëm më shumê se kurrë dhe se duhet të kthehet të punon edhe më shumë. “U ndjeva shumë mirë më të vërtetë. Jam në formë të mirë. Jam kthyer dhe jam i gatshëm”, deklaroi McGregor, transmeton Insporti.com.

Pas një viti jashtë kësaj gare dhe në probleme të vazhdueshme me ligjin, McGregor u rikthye në stërvitje dhe ka premtuar se do të kthehet në formë më të lartë. Kjo fitore dramatike e tij ndaj Cerrone tregon se ai është në rrugë të mirë. Po ashtu, ai ka deklaruar se do të ketë meçe të shumta gjatë vitit 2020.

 

McGregor në mënyrë fenomenale e nisi luftën dhe goditja e parë me gju në kokë të kundërshtarit ishte shumë precize.

Ajo u pasua nga një goditje e saktë me grusht, më pas nga një shkelm me të majtën që e rrëzoi Cerronen.

Aty e tutje Cerrone nuk kishte gjasa të “mbijetojë”. Ai pësoi goditje të njëpasnjëshme derisa gjyqtari nuk e ndërpreu meçin. /Insporti.com/

-->