Petkovic: Xhaka do të jetë një mungesë e madhe për Zvicrën

Futboll 02 Korrik 2021 13:15

Vladimir Petkoviç e konsideron mungesën e Xhakës shumë të rëndësishme, por thotë se ylli i vërtetë i kësaj Zvicre është forca e grupit. Ai tha se duhet harruar dueli me Francën sepse kjo është një sfidë e re.

“Ne jemi një skuadër që luajmë të gjithë bashkë. Nëse mundon ndonjëri si puna e Xhakës, sigurisht që duhet të bëjmë diçka më shumë.

Është mungesë e rëndësishme, por logjikisht unë dua të shoh 10% më shumë ndaj këtij rivali. Kjo na duhet për ta fituar ndeshjen.

Jemi optimistë dhe do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar. E respektojmë Spanjën, sepse ka luajtur futboll të bukur dhe ka shënuar 10 gola në 2 ndeshjet e fundit.

Kemi shumë respekt, por gjithashtu i besojmë projektit tonë. Franca? Duhet ta harrojmë sfidën me Francën.

Logjikisht na duhen ato emocione për të qenë të karikuar, por fillon një ndeshje e re, me analizë dhe përgatitje tjetër. Kam besim tek ekipi dhe do të jemi të uritur gjatë 90 minutave”, ka thënë trajneri boshnjak i Zvicrës.

-->